Dihen tashmë klubet nga Kosova që do të luajnë në Evropë, mbetet të caktohet vetëm gara

E publikuar: 24/04/2018 07:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drita dhe Prishtina janë duke luftuar  kokë më kokë për titull të kampionit, me gjilanasit që janë tri pikë para.

Drita fitoi në Podujevë kundër Llapit (3-1), në një ndeshje që prodhoi gjithçka brenda 90 minutave.

Madje ndeshja dy herë u ndërpre nga tifozët që u futën në fushë, duke aluduar se ndeshja është e kurdisur.

Në ndeshjen tjetër Prishtina arriti ta mposht 1-0 në udhëtim Vllazninë e motivuar.

Pikërisht Drita dhe Prishtina, me gjasë të madhe janë dy skuadrat që do të luajë në Evropë sezonin e ardhshëm.

Kjo pasi Drita është lider dhe e shumta që do të pësonte do të ishte vendi i dytë që edhe në këtë rast dërgon në Evropë, pasi Prishtina është në finale të Kupës dhe edhe nëse Vëllaznimi e fiton, vendi i dytë i kampionatit dërgon në Evropë.

Prishtina marrjen pjesë në Ligën e Evropës e ka të sigurt. Pasi edhe përmes Kupës edhe përmes vendit të dytë shkon në këtë garë.

Prishtinasit janë në kërkim të vendit të parë dhe do të luftojnë deri në xhiron e fundit. /Telegrafi/