Dihen tashmë 16 ekipet që vazhdojnë tutje në Ligën e Evropës

E publikuar: 21/02/2019 23:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Janë mësuar 16 ekipet më të mira të këtij edicioni në Ligën e Evropës, pas mbylljes së fazës së 1/16.

Sot kanë përfunduar ndeshjet e para të eliminimit direkt në këtë garë dhe pothuajse të gjitha ekipet favorite kanë kaluar tutje.

Klubet angleze si Chelsea dhe Arsenal kanë kaluar tutje.

Po ashtu në raundin tjetër kanë kaluar edhe klube italiane si Inter dhe Napoli.

Sevilla, Valencia dhe Villarreal janë klubet  spanjolle që do të tentojnë trofeun, pasi janë në mesin e 16 më të mirave.

Befasi ishte eliminimi i Bayern Leverkusen që barazuan me gola në shtëpi ndaj Krasnodar.

Po ashtu edhe klubet turke Fenerbahce e Galatasaray, janë eliminuar./Telegrafi/


Klubet e kualifikuara

Arsenal, Benfica, Chelsea, Dinamo Zagreb, Dinamo Kiev, Eintracht Frankfurt, Inter, Krasnodar, Napoli, Rennes, RB Salzburg, Sevilla, Slavia Pragë, Valencia, Villarreal dhe Zenit.