Dihen kundërshtarët me të cilët mund të ndeshen Drita dhe Prishtina nëse e kalojnë një raund në Evropë, klube të mëdha dhe kampion

E publikuar: 19/06/2018 02:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drita dhe Prishtina do të përfaqësojnë Kosovën në garant ndërkombëtare këtë vit.

Drita do të luajë në turin paraeliminator të Ligës së Kampionëve ku do të takohet me Santa Coloman, ndërsa në rast fitoreje pret fituesin e çiftit Lincolon – La Fiorita.

Drita nuk do të ndeshjet me Kukësin e as me Shkëndijën nëse e kalon këtë raund.

Kundërshtarët e gjilanasve do të jenë të frikshëm.

Ludogorets Razgrad (Bullgari), Legia Varshava (Poloni), Malmo (Suedi), Rosenborg (Norvegji) dhe HJK Helsinki (Filandë) janë kundërshtarët e mundshëm të Dritës.

Shorti do të hedhet të martën nga ora 12:00.

Në anën tjetër nëse Prishtina fiton ndaj FC Europa, mund të ketë short më të lehtë.

Kundërshtarët e mundshëm të Prishtinës janë Zalgiris Vilnius (Lituani), Molde (Norvegji), Nomme Kalju (Estoni), Fola Esch (Luksemburg) dhe Slavia Sofia (Bullgari).

Shorti hidhet nga ora 13:00. /Telegrafi/