Digjet një shtëpi dhe tre hektarë pyje

E publikuar: 14/04/2015 11:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga zjarri janë djegur dy vetura, njëra në Prishtinë dhe tjetra në Istog. Kurse, në Gjakovë në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë një shtëpi.

Njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Po ashtu, në fshati Cermjan të Gjakovës në rrethana të panjohura janë përfshirë nga zjarri rreth tre hektarë të pyllit të tij. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar./Kosovapress/