Digjet një pronë katolike në Llapushnik – shkaqet ende të paqarta

E publikuar: 06/07/2015 11:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në mëngjesin e ditës së sotme, është djegur prona e Ferid Sopit, banor i Llapushnikut, i përkatësisë fetare katolike.

Njësitet e policisë dhe të zjarrëfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po bëhen hetimet e nevojshme.

Në Llapushnik kohëve të fundit ka pasur probleme ndërmjet banorëve të përkatësisë katolike dhe muslimane, shkruan Gazeta Express.

Banorët dyshojnë që zjarrëvënia ka të bëjë me motive fetare.

“Rreth orës 4:15 të mëngjesit të sotëm kemi pranuar informatën se është djegur një shtëpi dhe ekipet tona dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vend të ngjarjes dhe është lokalizuar zjarri. Është djegur një pjesë e shtëpisë dhe një traktor e gjithashtu ushqim për bagëti në katin e dytë të shtëpisë”, ka thënë Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë.

Ajo ka shtuar se Policia nuk bën ndarje në bazë të përkatësisë fetare dhe nuk e di përkatësinë fetare të pronarit të shtëpisë.

Banorët myslimanë të këtij fshati kanë protestuar disa ditë radhazi për të kundërshtuar një vendim të Komunës së Drenasit për dhënien e një parcele për ndërtim të varrezave dhe kishës në këtë fshat.


Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/digjet-nje-prone-katolike-ne-llapushnik-shkaqet-ende-te-paqarta-113404/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright