Digjet një autobus nga Kosova në “Rrugën e Kombit” (Video)

E publikuar: 11/08/2018 21:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një autobus udhëtarësh është përfshirë nga flakët disa minuta më parë në ‘Rrugën e Kombit’.

Syri.net raporton se nuk ka të lënduar.

Ndërkohë që raportohet se autobusi vinte nga Kosova dhe ishte nisur drejt Shqipërisë. Burimet thonë gjithashtu se shkak për përfshirjen nga flakët është bërë një defekt teknik.

Ndërkohë që menjëherë drejt vendngjarjes janë nisur forcat e policisë, ato zjarrfikëse dhe autoambulanca.