Digjet në veri një veturë me targa të Beogradit

E publikuar: 23/04/2018 09:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

As nata e kaluar nuk ka qenë e qetë për banorët e veriut të Mitrovicës.

Një veturë e markës Shkoda, me ngjyrë të bardhë dhe me targa të Beogradit është djegur mbrëmë gjatë natës në veri të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime për KosovaPress.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhon Kenedi”, ndërsa pronar i automjetit i njohur me nofkën ‘Gudo”, është një punëtor i burgut në veri.

Ai është integruar në institucionet e Kosovës, si dhe kjo është hera e dytë që personit të njëjtë po i digjet vetura. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti po hetohet. Ende nuk dihet autori i incidentit./indeksonline/