Digjen për së gjalli 28 lopë në Babush të Lipjanit

17.06.2017 16:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Digjen për së gjalli 28 lopë në Babush të Lipjanit

28 prej 31 krerë lopë janë djegur si pasojë e një zjarri të madh që ka kapluar një stallë në Babushin e Muhaxherëve në Lipjan.

Në vendin e ngjarjes kishin dalë ekipet e zjarrfikësve, policia e Kosovës, ekipet e forenzikës si dhe ekipet e KEDS-it si dhe përfaqësues komunal nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Lipjan.

Feti Krasniqi, Drejtor i Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari në Komunën e Lipjanit tha se menjëherë me të marr lajmin kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe me stafin e kësaj drejtori po bëjmë vlerësimin e dëmeve, transmeton Ferizajpress.

“Sapo kemi marrë informatën jemi në vendin e ngjarjes bashkë me stafin profesional dhe po bëjmë përpjekjet për vlerësimin që na takon ne si drejtorë dhe në harmoni me kapacitetet tona buxhetore. Na vije keq qe këtij fermeri i ka ndodhur kjo pasi është një nga fermerët potencial të komunës sonë dhe do të bëjmë përpjekje që me kapacitetet që i ka komuna t’i dalim në ndihmë” ka thënë Krasniqi.

Krasniqi tha se në si Drejtori e Bujqësisë do të mundohemi të ndihmojmë aq sa na lejojnë mundësit buxhetore por adresa për një ndihmë më adekuate është Ministria e Bujqësisë.

Edhe pronari i fermës Muhamet Zeqiri ka thënë se momenti kur është vërejtur zjarri ka qenë shumë vonë që të bëhet diçka.

“Në momentin kur kemi vërejtur se zjarri ka kapluar fermën kam vrapuar që të shpëtojë atë që është e mundur por ishte shumë vonë. Kam hapur derën nga ku kanë dalë një lopë dhe dy viça por për të hyrë Brenda ka qenë e pamundur”, ka thënë ai.

Sipas Zeqirit zjarri ka mund të vije nga ndonjë defekt i rrymës por me këtë po merren ekipet e forenzikës së Policisë së Kosovës dhe ekspertët e rrymës nga kompania KEDS.

Ekipet nga Komuna dhe Ndërmarrja Pastërtia kanë filluar largimin e lopëve të ngordhura dhe groposjen e tyre në lokacionin e caktuar.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Tusk: BE-ja është partneri më i besueshëm për Ballkanin

Tusk: BE-ja është partneri më i besueshëm për Ballkanin

Krasniqi thotë se bisedimet mes Kosovës e Serbisë janë politike, jo teknike

Krasniqi thotë se bisedimet mes Kosovës e Serbisë janë politike, jo teknike

DASH: Korrupsioni në Shqipëri, i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes

DASH: Korrupsioni në Shqipëri, i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes

Lavrov: Putin i gatshëm të takojë Presidentin Trump

Lavrov: Putin i gatshëm të takojë Presidentin Trump

Dy fëmijë nga Kosova zhduken në Gjermani

Dy fëmijë nga Kosova zhduken në Gjermani

“Deutsche Bank” transferoi gabimisht 28 miliardë euro

“Deutsche Bank” transferoi gabimisht 28 miliardë euro

Skandalet që ndodhën gjatë mandateve të Shpend Maxhunit në krye të Policisë

Skandalet që ndodhën gjatë mandateve të Shpend Maxhunit në krye të Policisë

Çarmatimi bërthamor i Phenianit, çështje kryesore në takimin e Gjenevës

Çarmatimi bërthamor i Phenianit, çështje kryesore në takimin e Gjenevës

Dy vjet burgim për deputetin e Kosovës që mashtroi me subvencione

Dy vjet burgim për deputetin e Kosovës që mashtroi me subvencione

Emmanuel Macron viziton javën e ardhshme Uashingtonin

Emmanuel Macron viziton javën e ardhshme Uashingtonin

Mbi 60 të rinj nga Kosova do të punësohen në Gjermani

Mbi 60 të rinj nga Kosova do të punësohen në Gjermani

Mbetjet mortore në Gjakovë mund të jenë të serbëve të vrarë gjatë luftës

Mbetjet mortore në Gjakovë mund të jenë të serbëve të vrarë gjatë luftës

OKB: bisedime për sigurinë në Damask

OKB: bisedime për sigurinë në Damask

Japoni, shpërthen vullkani "i fjetur"

Japoni, shpërthen vullkani "i fjetur"

Driton Selmanaj: Me emërimin e Shpend Maxhunit në AKI po konsolidohet kapja e shtetit

Driton Selmanaj: Me emërimin e Shpend Maxhunit në AKI po konsolidohet kapja e shtetit

Selimi: Maxhuni nuk e ka kaluar testin e Verifikimit të Sigurisë që e bën AKI-ja

Selimi: Maxhuni nuk e ka kaluar testin e Verifikimit të Sigurisë që e bën AKI-ja