Dietë për personat me diabet: Çfarë të hani në mëngjes, drekë dhe darkë

E publikuar: 01/08/2018 08:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Diabeti i tipit 2 shkaktohet kur pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë, ose kur trupi nuk i reagon insulinës.

Pa pasur mjaftueshëm insulinë, trupi ka vështirësi ta konvertojë sheqerin që gjendet në gjak në energji, transmeton Telegrafi.

Duke bërë ndryshme të vogla në dietë, pacientët mund t’i shmangin nivelet e larta të sheqerit në gjak.

Sipas ‘Mayo Clinic’, është kruciale që çdo shujtë të përfshijë karbohidrate të shëndetshme, ushqime të pasura me fibra, yndyra të shëndetshme dhe peshk.

Shujta më e mirë e mëngjesit për personat me diabet është një tost me rriska mesatare të bukës së grurit dhe dy lugë gjelle reçel.

Por, mund të konsumoni edhe qumësht të skremuar, një pemë dhe një kafe.

Për drekë, zgjedhni djathë dhe perime pitta, me dy lugë gjelle gjalpë bajamesh dhe një mollë me madhësi mesatare.

Për darkë, sipas sajtit mjekësor, salmoni është zgjidhja ideale, ku mund t’ia shtoni një lugë e gjysmë vaj bimor, një patate të vogël dhe një tas karrota me një sallatë anash. /Telegrafi/