Dieta me një vakt të vetëm në ditë, a funksion

E publikuar: 03/07/2018 00:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Si funksionon kjo lloj diete? Të lejohet të hash shëndetshëm përgjatë një ore të ditës; 23 të tjerat duhet te jenë pushim. Shumica zgjedhin ta mbajnë në kohën e drekës, por përgjithësisht varet nga programi personal. Në raste të caktuara, personat që i hyjnë kësaj sakrifice mund të pijnë caj jeshil ose kafe dhe të konsumojnë gjatë ditës ndonjë vezë ose mollë.

Lista e ushqimeve të lejuara:

Perime: karrota, spinaq, sallatë, brokoli, patate, lulelakër, speca

Fruta: mollë, banane, portokalle, rrush ( në sasi të vogël), kumbulla, pjeshkë, ananas dhe mango- edhe këto në sasi të vogël, luleshtrydhe

Proteina: gjoks pule, peshk, kërpudha, tofu, vezë, fasule

Bulmet: qumësht, kos, djathë I bardhë, rikota

Drithëra– oriz bojëkaf ( ose I zi), quinoa, grurë, misër

Yndyrna: vallj ulliri, vaj luledielli, vaj kikiriku dhe bajamesh, vaj kokosi

Erëza: piper, kanellë, mente, rozmarin, rigon, turmerik, hudhra, borzilok

Lëngje: ujë ( shumë), limonatë e bërë në shtëpi, lëngje frutash të freskëta, lëngu i arrës së kokosit