‘Dieta e gjarprit' fikson njerëzit, shikoni si funksionon

E publikuar: 03/04/2018 10:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Menjëherë pas dietës së Hirushes e cila u bë menjëherë virale në rrjete sociale, shfaqet një e re.

Çfarë është Dieta e Gjarprit?
Kjo dietë u krijua nga trajneri Cole Robinson, i cili na sugjeron të ushqehemi njësoj siç bën gjarpri. Ti ha një vakt shumë të bollshëm dhe ai të mban me energji për një kohë të gjatë.

Sipas tij, kjo lloj diete mund të kurojë gjithashtu diabetin e tipit 2, herpesin, infeksione të ndryshme dhe në të njëjtën kohë të bën produktiv. Mjafton të hash njëherë gjatë shumë orëve.

Vakti thjesht duhet të jetë i bollshëm, por ka raste që mund të të duhet të jetosh vetëm me lëngje apo uthull molle për orë e orë të tëra.

Por sa e shëndetshme është dieta e gjarprit?

Këtu nis zhgënjimi! Dietologët thonë se nuk do t’ia rekomandonin askujt dhe se nuk ka asnjë provë që tregon se kjo vlen. Përveç kësaj, është pothuajse e pamundur fizikisht për këdo ta bëjë këtë për një kohë të gjatë.Një njeri mund të rrijë 2 ditë pa ngrënë dhe gjithçka kjo dietë mund të bëjë është të të shtojë urinë.