Diego Costas po i rritet rroga te Chelsea

E publikuar: 21/12/2016 14:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Diego Costa aktualisht është lojtari kryesor i Chelseat.Sulmuesi me pasaportë spanjolle ka qenë fantastikë edicionet e fundit me skuadrën londineze dhe aktualisht është top golashënues i Ligës Premier.
Sulmuesi ka realizuar deri më tani 12 gola dhe ka pasur pesë asistime në 17 ndeshjet e deri tanishme në ligën elitare angleze, transmeton Telegrafi.

E drejtuesit e Chelseat po mendojnë të zgjatin kontratën e futbollistit, i cili mbaron në verën e vitit 2019.

Aktualisht Costa përfiton 9.2 milionë euro në sezon ndërsa pritet që të shtohet edhe për një ose dy milionë euro. /Telegrafi/