Diçka e re po vjen nga Ardian Bujupi

E publikuar: 03/03/2020 15:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ardian Bujupi po e shijon suksesin e projektit të fundit “Luna”, të cilin e titulloi njësoi sikurse “Ep-in”, shkruan lajmi.net.

Por, ai nuk është ndalur vetëm me kaq, me anë të një postimi në Instagram, Ardiani ka njoftuar se shumë shpejt publikohet kënga e re.

“Muzikë e re. Mirënjohës për çdo gjë”, ishte mbishkrimi që ai ia la fotografisë, të shkrepur në Miami.

Fansave të Ardianit u mbetet të presin dhe të shohin se çfarë ka përgatitur ai kësaj radhe.