Diaz ëndërron rikthimin te Reali

E publikuar: 21/09/2017 20:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmuesi i Olympique Lyonit, Mariano Diaz, ka thënë se se ëndrra e tij është që të kthehet në Real Madrid.

Mariano u shit nga Reali këtë verë dhe ka nisur karrierën e tij në Ligue 1 te Lyoni në një formë mahnitëse.

Sulmuesi spanjoll ka arritur të shënoj katër gola në pesë ndeshjet e para me gjigantin francez.

Megjithatë, Diaz pranon se ende ka një ambicie të madhe për t’u kthyer në Madrid.

“Unë përpiqem të bëj më të mirën për Lyonin dhe pas kësaj do të jetë ajo që Perëndia do të dëshirojë”, ka thënë fillimisht Cadena Ser.

“Të kthehem në një klub të madh si Real Madrid do të ishte një ëndërr”, përfundoi reprezentuesi i Republikës Dominikane.

Mariano u vlerësua shumë nga trajneri i Realit, Zinedine Zidane, i cili ngurronte ta humbiste atë gjatë verës. /Telegrafi/