Diamanti ngjyrë rozë pritet të shitet për 50 milionë dollarë (Foto/Video)

E publikuar: 12/11/2018 21:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një diamant i rrallë ngjyrë rozë që kushton 50 milionë dollarë, pritet të shitet në ankand gjatë kësaj jave në Gjenevë.

Me mbi 19 karatë, guri i çmuar i quajtur “Trashëgimia Rozë” pritet të shitet në shtëpinë e ankandeve, i cili kapë vlerën nga 30 deri në 50 milionë dollarë, transmeton Telegrafi.

Ky diamant i rrallë dikur i përkiste familjes Oppenheimer, që për dekada udhëhoqën minierën De Beers dhe që kontrollonte shumicën e tregut botëror të diamanteve.

Nuk dihet se kush është pronari aktual i këtij diamanti, kurse në vitin 2013 një diamant i ngjashëm me ngjyrë rozë ishte shituar për 83 milionë dollarë, pasi kishte plotë 59.60 karatë. /Telegrafi/