Diamanti i madhësisë së topit të tenisit shitet për 53 milionë dollarë

E publikuar: 26/09/2017 17:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Diamanti më i madh i gjetur për më shumë se 100 vjet, i madhësisë së topit të tenisit, është shitur për 53 milionë dollarë, transmeton CNBC.

Guri i çmuar prej 1.109 karatësh, me peshë 220 gramë, është blerë nga kompania Graff Diamonds e Britanisë së Madhe.  Diamanti ishte gjetur në një minierë në Becuana në Afrikë, në vitin 2015.

Ky është diamanti më i madh i gjetur që nga viti 1905.