Dialogu mund ta ndryshojë qasjen e vendeve që s’e kanë njohur Kosovën

E publikuar: 03/07/2018 14:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se dy goditjet më të mëdha që ka marrë Kosova që nga shpallja e pavarësisë më 2008, ka qenë mos anëtarësimi në OKB dhe mosnjohja nga 5 vendet anëtare të BE-së.

Hoxhaj këtë deklaratë e ka dhënë në një tryezë të organizuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) me temë “Cila duhet të jetë qasja e Kosovës ndaj pesëshes mosnjohjes”.

Sipas tij, pasojat e këtyre goditjeve kanë qenë dhe janë të shumta.

Hoxhaj ka deklaruar së BE-ja ka tri qasje ndaj Kosovës, sipas tij, ajo e njeh Kosovën si shtet, qasja tjetër është një lloj dykuptimësie dhe qasja e neutralitetit, raporton Ekonomia Online.

“Në 2007 sa kemi qene në negociata në Vjenë për statusin e Kosovës, kishte përpjeke që të krijohet konsensus brenda këshillit të sigurisë për të mbështetur pakon e Ahtisarit. Atje na është thënë që kina mund të mbështesë pakon. Për një shtet si kina historikisht Kosova është parë si kauze dhe vend pas qershorit të 99 edhe si shtet i pavarur dhe evropian”, tha Hoxhaj.

Nëse ka dy goditje që i ka marrë Kosova si shtet sovran kanë qenë mos anëtarësimi në OKB dhe mosnjohja nga 5 vendet e BE-së. këto kanë qenë dy goditjet më të mëdha. Pasojat në nivel evropian kanë qenë dhe janë të shumta. BE ka tri qasje politike, institucionet e be e njohin Kosovën si shtet, qasja e dyte është një lloj sjellje e dykuptimësitë, qasja tjetër ka qenë ajo e neutralitetit. Kjo ka ardhur si rezultat i mosnjohjes nga 5 shtetet e BE-së”, shtoi tutje Hoxhaj.

Hoxhaj vlerësoi se dialogu me Serbinë mund ta ndryshojë qasjen mos njohëse të këtyre vendeve ndaj Kosovës.

“Nëse këto vende e njohin Kosovën si rezultat i dialogut me Serbinë, relevanca nuk është ajo që po flasim. Nuk pres në 2018 që mund ta njohin Kosovën këto pesë vende s’mund të pres situatë të brendshme në këto vende që të ndryshojnë raportet por mund te jetë një situatë e jashtme, dialogu me Serbinë që mund ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës”.

“Duhet ta ushtrojmë sovranitetin kudo që ka nevojë, nëse ka situatë që është kthesë në raport më këto vende mosnjohëse unë e shoh dialogun. Mosnjohja nga këto vende ka qenë me e rëndësishme në 2008 se në 2018. Perëndimi nuk është i njëjtë edhe BE-ja. Duhet ta shfrytëzojmë mundësinë që e kemi para vetës, por edhe për skenarë negativ, konteksti ndërkombëtar”.

Hoxhaj shtoi tutje se arsyet për mosnjohjen janë të shumta. Ai deklaroi se pesë vendet mosnjohëse nuk kanë qenë fare të involvuara në çështjen e Kosovës gjatë viteve 90-ta dhe se disa prej tyre kanë mbajtur qasje pro politikës së Millosheviçit.

“Singapori, që ka politikë të jashtë jashtëzakonisht të zgjuar më është thënë që nëse një shtet mosnjohjes e njeh Kosovën na bëjë një telefonat dhe ne do ta njohim Kosovën, por Singapori e ka njohur Kosovën derisa vendet mosnjohëse nuk kanë lëvizur. ka vende jashtë Evropës që nuk na kanë njohur si shkak i mosnjohjes nga pesë vendet e BE-së”.

“Arsyet e mosnjohjes, ka arsye qe nuk thuhen, kushte që nuk përmenden. Ato që mua me janë thënë si ministër i jashtëm do t’i them. Pesë vendet mosnjohëse s’kanë qenë të involvuara fare në temën e Kosovës në vitet 90, disa prej tyre kane mbajtur qasje pro Millosheviçit, ka qenë qasje me nuanca shumë afër Beogradit se sa Sllovenisë, Kroacisë, Maqedonisë veriore.

Shumica e vendeve evropiane që e kanë njohur Kosovën kanë qenë të involvuar në çështjen e Kosovës në vitet 90-ta. Këto vende me hezitim e kanë parë edhe negociatat në Vjenë. Ka pasur dhe ka situata të brendshme, qoftë raporti i Greqisë me Qipron”.

Butrint Berisha nga PIPS, tha se Kosova ka raporte të ndryshme me 5 shtetet mosnjohëse të BE-së. Sipas tij tri nga këto shtete kanë zyra ndërlidhëse në Prishtinë, ndërsa katër prej tyre njohin pasaportat e Kosovës.

“Kur themi 5 nuk flasim për një njësi por pesë shtete. Ne raport me këtë pesëshe një strategji shabllon për Kosovën nuk ekziston. Tre nga këto shtete kanë zyra ndërlidhëse në Kosovë, ndërsa katër prej tyre njohin pasaportat e Kosovës. Njohja nga 5 shtetet e Be-së do të ishte e veçantë sepse do të thoshte përshpejtim të rrugës së Kosovës për në BE. Një pjese e qytetarëve kanë përshtypjen se pozicioni i këtyre vendeve ka shkuar duke u forcuar.