“Dialogu me Serbinë i rëndësishëm, pas zgjedhjeve Kosova të ketë Qeveri me kredibilitet”

E publikuar: 10/09/2019 11:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i ri i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbort, ka thënë se pas zgjedhjeve, në Kosovë do të ketë shumë negociata, veçse nuk do ta mbështesin asnjë parti politike, njofton Klan Kosova.

Këtë deklaratë, Abbort e bëri gjatë një takimi me gazetarët e mediumeve të ndryshme.

“Ndoshta mund të ketë një Qeveri me koalicion të gjerë të partive politike në Kosovë, sepse ka shumë çështje që duhet të zgjidhen”.

“Dialogu me Serbinë është një çështje e rëndësishme dhe pas zgjedhjeve duhet të ketë një Qeveri me kredibilitet për të vazhduar me këtë tema”, tha ambasadori.

Ai shtoi se do të mundohet të vazhdojë traditën e ish-ambasadorit O’Conell për të komunikuar me qytetarët përmes Facebook-ut por edhe do të planifikojë takim me qytetarët nëpër komuna të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Në fund, ambasadori tha se nga ndeshja e sontme mes Kosovës dhe Anglisë, pret një rezultat 2-1 për Anglinë.