Dialogu – Kosova e pret Haradinajn, Serbia Presidentin e ri

E publikuar: 31/03/2017 15:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vazhdimi i dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel pritet të ndodhë pas inaugurimit të Presidentit të ri të Serbisë, përkatësisht kthimit të kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajtnë Kosovë pas përfundimit të rastit të tij në Francë.

Kështu kanë thënë burime  diplomatike të gazetës beogradase “Danas” të përfshira në dialogun e Brukselit, transmeton Klan Kosova.

“Kthimi i Haradinajt në Kosovë duhet të përkojë me zgjedhjen e presidentit të ri të Serbisë, gjë që do të kthente në tryezën e  Brukselit  delegacionet në nivel më të lartë”.

“Duket se afatet për dy procese të ndryshme të përputhen, kështu që ka gjasa që raundi i ardhshëm në nivel të udhëheqësve të mbahet për disa muaj, e jo javë”, ka thënë ky burim, transmeton Klan Kosova

Sipas burimeve të kësaj të përditshmeje serbe, në ndërkohë, duhet të përfundojë “hartimi i statutit të Asociacionit të komunave serbe”.