Dialogu, i papërcaktuar

E publikuar: 18/06/2018 09:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pavarësisht raportimeve që presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të takohen në fund të këtij muaji në kuadër të dialogut të Brukselit, një gjë e tillë është hedhur poshtë nga zytarë të Bashkimit Evropian, të cilët thonë se ende nuk është caktuar data për vazhdimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Për momentin ende nuk mund ta njoftoj datën e takimit tjetër të nivelit të lartë”, ka thënë zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijanciq, shkruan sot “Zëri”.

Në anën tjetër, zyrtarë nga Qeveria e Kosovës, për këtë të përditshme, kanë konfirmuar që janë duke bërë përgatitjet për fazën e radhës, porse kanë mohuar që do të ketë takim gjatë këtij muaji.

Ndërkohë, ende nuk është caktuar data as për takime të nivelit teknik.

Avni Arifi, shef i delegacionit kosovar për bisedime me Serbinë, për “Zërin” ka thënë që ende nuk është paraparë faza e ardhshme e dialogut në nivel teknik.

“Nuk kemi ende takim të paraparë në nivel teknik”, ka thënë shkurt ai.