Dialogu, cilat janë vijat e kuqe?

E publikuar: 27/10/2018 19:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosova ende nuk ka ekip e as platformë për bisedimet me Serbinë, ndonëse për këtë është thënë se është e domosdoshme që përballë Serbisë pala kosovare të jetë unike.
Deputetët e partive opozitarë kërkojnë që në bisedimet me Serbinë Kosova të ketë vija të kuqe të vendosura në platformën e miratuar në Kuvend.

Partitë politike në vend, por edhe njohës të proceseve politike japin inde të ndryshme nëse Kosova duhet apo jo të vendos vijat e kuqe në bisedimet me Serbinë

Deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se duhet të ketë vija të kuqe në dialog me Serbinë.