Di Maria qëndron te Man. United….për momentin!

E publikuar: 25/06/2015 17:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Angel Di Maria dëshiron të qëndrojë te Manchester United. Futbollisti e ka deklaruar këtë në të përditshmen argjentinase “Ole”, madje ka rrëfyer se përshtatja e tij te “Red Devils” nuk ka qenë e lehtë.

“Unë e nisa mirë me gola dhe asiste. Po kaloja një periudhë të mirë, deri sa mbeta jashtë. Është pak e vështirë të shpejgosh se pse unë nuk po luaja. Ishtë shumë e vështirë për mua që të zëvendësohesha”.

Megjithatë Di Maria është ende I motivuar që të japë maksimumin sezonit e ardhshëm dhe për asnjë moment nuk ka menfuar largimin nga United.

“Nuk po e mendoj fare largimin. Në Madrid kam pasur momente të vështira. madje jam vërshëllyer nga stadiumi, por në fund ia dola mbanë”.

Gjithashtu Di Maria komentoi edhe rreth asaj, që I ndodhi Nyemar në Kupën e Amerikës.

“Thuhet se ka reguar ndaj arbitrit duke e sharë atë. Thuhen shumë gjëra të tjera, por nuk e kam idenë. Por nëse ka marrë atë dënim duke u pezulluar, do të thotë që ka bërë dicka serioze. Nuk di të them se cfarë ka ndodhur në tunel”

Ish sulmuesi I Real Madrid tregoi rreth mundësisë për të luajtur sërish kunder, Messit një ditë.

“Unë dëshiroj të shkoj te Rosario Central dhe është kjo që do të bëj, pas një kohe të shkurtër. Tani kam 3 vjet kontratë me Manchester. Por do të shoh. Jam shumë I lumtur të rikthehem te klubi në të cilin jam formuar si futbollist. Kur shokët e mi më dërgojnë video të fansave, unë dëshiroj të kthehem menjëherë atje. Edhe pse tani po mendoj vetëm për të fituar kupën. Ka ardhur koha kur nuk mund rë bësh më gabime.