Di Maria, opsion për Barcelonën

E publikuar: 12/08/2017 22:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona mund të tentojë ta transferojë yllin e Paris Saint-Germain, Angel Di Maria, sipas Marca.

Katalunasit janë dobësuar nga shitja e Neymar te PSG, dhe e shohin ish-yllin e Real Madrid si një opsion, sidomos nëse nuk arrijnë që ta transferojnë Philippe Coutinho-n ose Ousmane Dembele-në.