Di Maria: Isha pranë Barcelonës, Messi dhe Ronaldo janë të shkëlqyeshëm

E publikuar: 08/02/2018 21:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Angel di Maria foli sërish rreth mundësisë së kalimit te Barcelona.

Duke folur për Tyc Sport në Argjentinë, futbollisti konfirmoi se ishte pranë kalimit te katalunasve, por ndodhën disa gjëra që i ndaloi kalimin në La Liga.

“Isha shumë afër Barcelonës, por ndodhën disa gjëra në futboll dhe tani jam te parisienët”, tha shkurt Di Maria, duke mos specifikuar se për çka bëhet fjalë më konkretisht.

Fideo është në gjendje optimale në vitin 2018, ku tashmë ka shënuar nëntë gola dhe ka dhënë pesë asiste.

Ai gjithashtu komentoi për duelin mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

“Cristiano është një lojtar i shkëlqyer, duke qenë në epokën e njëjtë me Messin e bëri më të vështirë, por ai ka fituar pesë Topa të Artë. Nuk kam fjalë për të përshkruar Leon, ai gjithmonë ju befason dhe çdo vit është më i miri”, tha argjentinasi.

Dhe në lidhje me partnerin me Neymarin, Di Maria tha se braziliani është lojtar i shkëlqyer dhe po kalon nëpër një fazë të mrekullueshme.

“Ai është një lojtar i shkëlqyer dhe po kalon nëpër një moment të madh. Ai ka dëshmuar veten në Barcelonë. Mendoj se ai është ndër më të mirët në botë”, tha reprezentuesi i Argjentinës.

Kujtojmë se Di Maria do të ketë mundësi të takohet me ish-bashkëlojtarët te Real Madridi, kur këta të fundit do të ballafaqohen të martën me PSG-në në kuadër të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/