Di Francesco i mërzitur pas humbjes: Nuk jemi ekip i madh siç dua unë

E publikuar: 25/11/2018 11:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Roma ka pësuar një tjetër humbje në kampionat që e ka mbajtur larg pozitave që e dërgojnë në Ligën e Kampionëve.

Giallorosët pësuan në udhëtim te Udinese me rezultat minimal 1-0, por edhe dëshpëruan me lojë.

Humbja nga bardhezinjtë ishte e katërta këtë kampionat për Romën, teksa është ndalur katër herë edhe nga brazimet.

Kjo disfatë e ka dëshpëruar edhe trajnerin e Romës, Eusebio Di Francesco.

(Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

“Jam shumë i mërzitur, nuk jemi ekip i madh ashtu siç dua unë”, tha Di Francesco.

“Nuk na mjafton vetëm ta mbajmë topin, duhet të shënojmë siç bëjnë skuadrat e mëdha”.

“Më vjen shumë keq, por lojtarët nuk po besojnë te fitorja”, u shpreh Di Francesco.

Roma vazhdon të mbetet në pozitën e gjashtë në tabelë me 19 pikë të grumbulluara pas 13 takimeve.

Në javën e 14-të, kryeqytetasit do të përballen me Interin në Olimpico. /Telegrafi/