Dhoma e Përfaqësuesve nis hetimin zyrtar ndaj Trumpit për ta larguar atë nga detyra

E publikuar: 24/09/2019 22:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi, ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump, do të hetohet dhe do të nisin procedurat për largimin e tij nga detyra.

Ky hetim, që në anglisht quhet “impeachment”, ka ardhur pas bisedës që Trumpi ka biseduar me presidentin e Ukrainës, të cilit thuhet se i ka kërkuar të hetojë nëse ka pasur ndonjë aktivitet të dyshimtë ndaj pretendentit demokrat për president në SHBA, Joe Biden.