Dhoma e hotelit me përmasa aq të vogla, sa që krevati prekë tri mure – pamje është ‘mahnitëse’ (Video)

E publikuar: 12/03/2018 15:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hotelet ofrojnë dhoma të madhësive dhe formave të ndryshme, varësisht sa jeni të gatshëm për të paguar.

Por, një turist kursimtar, që rezervoi dhomën e një hoteli në Hong Kong, mbeti i befasuar kur kuptoi se nuk mund të shtrihet si duhet në shtrat, transmeton Telegrafi.

Xavier-Justin Nagy nga Montreali i Kanadasë, ka paguar 30 dollarë gjatë nëntorit të vitit të kaluar, për të qëndruar në një hotel në qendër të qytetit dhe ka treguar eksperiencën e tij.

Në dhomën ku qëndroi, krevati i prekte tri muret dhe nuk i jepte mundësi të shtrihej si duhet, pastrimi mund të bëhej në ‘të gjitha në një tualet dhe dush’ – që do ishin makth për ata që i kanë fobi hapësirat e mbyllura.

Pas minutës së katërt, në videon e postuar më poshtë, mund ta shihni brendësinë e dhomës, jashtë të cilës është një furrë me mikrovalë, që përshkruhet sikur të jetë kuzhinë. /Telegrafi/