Dhjetori muaji i rinisjes së dialogut Kosovë-Serbi, ShBA’ja e Gjermania ndezin motorët

04.09.2019 10:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Dhjetori muaji i rinisjes së dialogut Kosovë-Serbi, ShBA’ja e Gjermania ndezin motorët

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të rinis sa më parë. Ky është edhe insistimi i SHBA’së dhe Gjermanisë, shtete këto që janë duke bërë përpjekje që të zhbllokojnë bisedimet dhe të rikthejnë Prishtinën dhe Beogradin në tryezën e bisedimeve, shkruan Gazeta Express.

SHBA’ja ka caktuar Matthew Palmer si përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor i cili ka deklaruar se dialogu për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë pikë kryesore e agjendës së tij.

Përveç caktimit të Palmer, në Kosovë sot do të mbërrijnë edhe dy senatorë amerikan, të cilët vijnë në Prishtinë për të vetmen arsye, dialogun Kosovë-Serbi.

Për të njëjtën çështje, Kosovën dje e ka vizituar edhe deputeti i CDU’së se kancelares gjermane Angela Merkel, Peter Beyer, i cili bëri thirrje për rinisje të dialogut, duke ripërsëritur qëndrimin gjerman se janë kategorik kundër idesë së korrigjimit të kufijve.

Peter Beyer teksa ka folur për vendimin e SHBA’së që të caktojë një përfaqësues special për Ballkanin, duke thënë se do të ishte mirë që edhe Bashkimi Evropian të caktonte një përfaqësues të tillë që do të merrej vetëm me dialogun, shkruan Gazeta Express.

Ndërkohë dialogu pritet që të rinis në fund të këtij viti, saktësisht në muajin dhjetor. Një gjë të tillë e ka konfirmuar ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, pas një takimi që ka pasur në Brdo, me zv.ndihmës sekretarin e Shtetit Amerikan, Matthew Palmer.

Daçiq ka thënë se ka pritje që të ketë bisedime më intensive nga dhjetori, duke shtuar se pret presion më të madh nga SHBA’ja drejt Prishtinës për të hequr taksën dhe për të krijuar kushte për vazhdimnin e dialogut.

“Pritjet e tyre janë që këto bisedime të intensifikohen. Kemi një periudhë tranzicioni në Bashkim Evropian, nga Mogherini tek Josep Borell dhe më pas do të jenë edhe zgjedhjet në Serbi”, ka thënë Daçiq.

Ditë më parë në Ëashington ka qëndruar presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili është takuar me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, e me të cilin kanë biseduar për rinisjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Siç është raportuar në mediat gjermane, thuhet që Pomepo i ka bërë presion të madh Vuçiqit që të njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës. Ndërkohë është thënë që SHBA’ja është duke kërkuar që të gjendet një zgjidhje deri në verën e vitit 2020.

Ekspertë të ndryshëm një afatizim të tillë po e shohin të ndërlidhur me zgjedhjet presidenciale në ShBA, pasi që sipas tyre Trump kërkon të shfrytëzojë rezultatin në fushatën e tij.

Përveç kësaj janë ngritur shqetësime që mund të rikthehet në tryezë përsëri ideja për shkëmbim të territoreve apo korrigjim të kufijve.

Për një gjë të tillë ka folur ditë më parë euro deputeti sllovak, Eduard Kukan.

“Unë pres që çështja e njohjes së Kosovës përmes idesë së shkëmbimit të territoreve do të kthehet prapë. Sido që të jetë, ajo mund të destabilizojë fqinjët e Bosnje e Hercegovinës” ka thënë Kukan teksa ka treguar kundërshtinë e tij për një ide të tillë të prekjes së kufijve.

Për rikthimin e idesë së ndarjes së Kosovës ka ngritur shqetësime edhe profesori amerikan, Edward Joseph.

“A është për të shpejtuar përpjekjet për të arritur një zgjidhje të rrezikshme për ndarjen e Kosovës? Nëse po si do të adresohen aspektet negative të kësaj ideje. Po në lidhje me paralajmërimet publike, jo vetëm nga ekspertë si unë por edhe nga zyrtarë të vendeve fqinje në rajon se ata do të duhet të jetojnë me pasojat e një zgjidhje të tillë . Si do të tejkalohet kundërshtimi nga disa vende, veçanërisht nga Gjermania?” pyet eksperti për Ballkanin./GazetaExpress/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Dhjetori muaji i rinisjes së dialogut Kosovë-Serbi, ShBA’ja e Gjermania ndezin motorët

Dhjetori muaji i rinisjes së dialogut Kosovë-Serbi, ShBA’ja e Gjermania ndezin motorët

Vuk Drashkoviq: Nuk shkohet në Bruksel nëpërmes të Moskës

Vuk Drashkoviq: Nuk shkohet në Bruksel nëpërmes të Moskës

Liberalizimi i vizave mund të jetë një dhuratë për Krishtlindje?

Liberalizimi i vizave mund të jetë një dhuratë për Krishtlindje?

Behgjet Pacolli do ta nënshkruajë paktin e Kadri Veselit

Behgjet Pacolli do ta nënshkruajë paktin e Kadri Veselit

Shkëmbimi i territoreve, Kurti: Shumë politikanë kanë rënë në kurthin e Vuçiq

Shkëmbimi i territoreve, Kurti: Shumë politikanë kanë rënë në kurthin e Vuçiq

Dialogu me Serbinë, senatorët amerikanë sot në Kosovë

Dialogu me Serbinë, senatorët amerikanë sot në Kosovë

Çmendet shqiptari, masakron me 12 goditje thike moldaven, por 33- vjeçaren e shpëton qeni

Çmendet shqiptari, masakron me 12 goditje thike moldaven, por 33- vjeçaren e shpëton qeni

AAK, Nisma, AKR dhe PSD rrezikojnë të mbeten pa përfaqësim në KKZ

AAK, Nisma, AKR dhe PSD rrezikojnë të mbeten pa përfaqësim në KKZ

Haziri: LDK dhe PDK dallojnë si dita me natën

Haziri: LDK dhe PDK dallojnë si dita me natën

Vëllai vret motrën 21-vjeçare sepse postoi foto me të fejuarin

Vëllai vret motrën 21-vjeçare sepse postoi foto me të fejuarin

Mushkolaj: Vetëvendosje gjatë fushatës do të jetë shumë më e ashpër ndaj LDK-së së që është momentalisht

Mushkolaj: Vetëvendosje gjatë fushatës do të jetë shumë më e ashpër ndaj LDK-së së që është momentalisht

Zemaj tregon qëndrimin e LDK’së për Autostradën e Dukagjinit, ngrit dyshime për tokat që do të shpronësohen

Zemaj tregon qëndrimin e LDK’së për Autostradën e Dukagjinit, ngrit dyshime për tokat që do të shpronësohen

Nenad Rashiq: Serbët e Kosovës, janë popull i kapur

Nenad Rashiq: Serbët e Kosovës, janë popull i kapur

Qindra të rinj i bashkohen AKR-së

Qindra të rinj i bashkohen AKR-së

Haradinaj e quajti mashtrues, kjo është përgjigja e Kurtit

Haradinaj e quajti mashtrues, kjo është përgjigja e Kurtit

Abrashi nga LDK: E jona është që qytetarëve t’ua kthejmë shpresën

Abrashi nga LDK: E jona është që qytetarëve t’ua kthejmë shpresën