Dhjetëra viktima nga zjarri në një qendër tregtare në Rusi

E publikuar: 25/03/2018 23:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të paktën 37 veta kanë humbur jetën nga një zjarr u furishëm që përfshiu një qendër tregtare në qytetin Kemerovo në rajonin e Siberisë në Rusi.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve tha se 69 të tjerë llogariten të zhdukur dhe shumë prej tyre janë fëmijë.

Agjencia TASS citoi zjarrfikësit të kenë thënë se 40 nga të zhdukurit janë fëmije dhe 43 veta kanë pësuar plagë nga zjarri.

Nuk ka informacione mbi shkakun e zjarrit që përfshiu qendrën tregtarë që ndodhet rreth 3 mijë kilometra në lindje të Moskës.

Raportimet nuk saktësojnë nëse viktimat pësuan nga djegiet apo vdiqën nga tymi, por pamjet televizive tregojnë njerëz që po hidheshin nga dritaret e qendrës katërkatëshe për t’u shpëtuar flakëve.