Dhjetëra vende të Kosovës mbesin pa rrymë (VIDEO)

E publikuar: 08/01/2017 00:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dhjetëra vende në Kosovë kanë mbetur pa energji elektrike pas  prishjeve në rrjetin elektrik, si pasojë e reshjeve të borës.  Rajoni i Dukagjinit, përkatësisht Peja, Prizreni dhe Gjakova, është më i afektuari si dhe rajoni i  Mitrovicës me një numër të konsiderueshëm të prishjeve.

KEDS kërkon nga të gjithë që nëse shohin ndonjë shtyllë të thyer, përçues të këputur apo ndonjë anomali tjetër në rrjet, ta fotografojnë menjëherë atë dhe ta dërgojnë në kanalet e komunikimit të KEDS-it.

Edhe kompanitë e biznesit që operojnë në vend, janë të shqetësuara me reduktimet e energjisë elektrike.

Besim Aliu nga Instituti Hidro-Meterologjik i Kosovës ka thënë se në vendin tonë temperaturat vende vende do të ulën dhe do të ketë reshje të borës, por që ato do të jenë me intensitet më të ulët.

Për më shumë ndiqeni storien e përgatitur nga TribunaChannel: