Dhjetëra të vrarë në Afganistan – përfshirë nëntë gazetarë

30.04.2018 14:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Dhjetëra të vrarë në Afganistan – përfshirë nëntë gazetarë

Dy sulme vetëvrasëse me bomba në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, lanë të vrarë të paktën 26 persona, duke përfshirë nëntë gazetarë, si dhe rreth 50 të plagosur. Grupi militant, Shteti Islamik, përmes agjencisë së lajmeve “Amaq” mori përgjegjësinë për sulmin më vdekjeprurës ndaj punonjësve të medies në Afganistan.

Mbikëqyrësi lokal i medieve, Komiteti i Sigurisë Gazetarëve të Afganistanit, duke konfirmuar tetë gazetarë viktima, dënoi ashpër këto sulme. Dy gazetare femra, njëra Mariam Tokhi nga Radio Evropa e Lirë, ishin në mesin e viktimave. Agjencia franceze e lajmeve AFP ka konfirmuar vdekjen e fotografit kryesor në Kabul, Shah Marai. Një stacion televiziv afgan, ‘1 TV News’, gjithashtu konfirmoi vrasjen e dy punonjësve në sulmet e së hënës.

Autoritetet afgane dhe dëshmitarët thanë se sulmi filloi gjatë orëve të hershme të mëngjesit nga njw sulmues vetëvrasës me motoçikletë duke e hedhur veten në erë në afërsi të një zyre të drejtorisë kombëtare të sigurisë.

Kur punonjësit e shpëtimit dhe ekipet e medies u mblodhën në vendin e ngjarjes disa minuta më vonë, një sulmues i dytë i veshur si gazetar shpërtheu eksplozivët e ngjitur në trupin e tij, duke shkaktuar shumicën e viktimave, tha zëdhënësi i policisë në Kabul, Hashmat Istanikzai.

“Ne dënojmë me fjalët termet më të fuqishme të mundshme sulmet frikacake në Kabul nga dy sulmues vetëvrasës që vranë dhe plagosën forcat afgane dhe qytetarët e pafajshëm afganë, duke përfshirë gazetarët”, tha gjenerali John Nicholson, i cili komandon forcat amerikane dhe misionin jo luftarak të NATO-s në vend .

Disa orë më vonë, zyrtarët afganë thanë se një sulm vetëvrasës me bombë vrau të paktën njëmbëdhjetë njerëz në provincën jugore të Kandaharit dhe plagosi 16 të tjerë, duke përfshirë pesë ushtarë rumunë. Një zëdhënës i policisë në këtë zonë i tha Zërit të Amerikës se sulmi kishte në shënjestër një autokolonë të forcave të huaja. Ai shtoi se të vrarët ishin të gjithë studentë në një seminar fetar aty pranë, apo në medrese.

Shpërthimi i fuqishëm gjithashtu plagosi nëntë civilë, duke përfshirë disa gra. Askush nuk e mori përgjegjësinë për sulmet në Kandahar, ku ushtria amerikane vepron në një bazë shumë të madhe. Provincat jugore të Afganistanit janë zonat ku kryengritësit taleban kontrollojnë territorin dhe shpesh kryejnë sulme ndaj forcave lokale dhe bashkëpunëtorëve të tyre ndërkombëtarë.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Me 21 inspektorë, MASHT-i do ta vlerësojë performancën e rreth 23 mijë mësimdhënësve

Me 21 inspektorë, MASHT-i do ta vlerësojë performancën e rreth 23 mijë mësimdhënësve

Thaçi dekreton për gjyqtar të Kushtetueses të kërkuarin nga INTERPOL-i

Thaçi dekreton për gjyqtar të Kushtetueses të kërkuarin nga INTERPOL-i

Sejdiu: Thaçi po përdor Luginën për aventura të veta

Sejdiu: Thaçi po përdor Luginën për aventura të veta

Revista Amerikane: Serbia po nxit në heshtje shkëmbimin e territorit me Kosovën

Revista Amerikane: Serbia po nxit në heshtje shkëmbimin e territorit me Kosovën

E lidhi në qese dhe e hodhi! Rrëfehet partnerja e shqiptarit që vrau foshnjen e vet

E lidhi në qese dhe e hodhi! Rrëfehet partnerja e shqiptarit që vrau foshnjen e vet

Surroi: Korrigjimi i kufijve është parim i rrezikshëm për shqiptarët

Surroi: Korrigjimi i kufijve është parim i rrezikshëm për shqiptarët

Nishani: Propozimi i Thaçit destabilizues, nxit konflikte

Nishani: Propozimi i Thaçit destabilizues, nxit konflikte

Matoshi mban mbledhjen e parë të Task Forcës për pastrimin e Kosovës

Matoshi mban mbledhjen e parë të Task Forcës për pastrimin e Kosovës

Janjiq: Vuçiqi e Thaçi qe dy vjet po bisedojnë për ndarje

Janjiq: Vuçiqi e Thaçi qe dy vjet po bisedojnë për ndarje

A po e stërvitin amerikanët FSK-në për t’u bërë ushtri, flet komandanti i ‘Bondsteel’

A po e stërvitin amerikanët FSK-në për t’u bërë ushtri, flet komandanti i ‘Bondsteel’

LDK-ja mbështet themelimin e Kanalit Televiziv për Mërgatën

LDK-ja mbështet themelimin e Kanalit Televiziv për Mërgatën

MPB vitin e ardhshëm synon të fusë në buxhet Ligjin për pensionimin e parakohshëm të Policisë

MPB vitin e ardhshëm synon të fusë në buxhet Ligjin për pensionimin e parakohshëm të Policisë

Scaparrotti: Pres që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s

Scaparrotti: Pres që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s

ATK tërheq numrat potencial fitues për rimbursim

ATK tërheq numrat potencial fitues për rimbursim

Izetbegoviq i përgjigjet Daçiqit për Kosovën, e quan nxënës të Millosheviqit

Izetbegoviq i përgjigjet Daçiqit për Kosovën, e quan nxënës të Millosheviqit

Vrasja e dyfishtë, nesër marshohet në Gjakovë

Vrasja e dyfishtë, nesër marshohet në Gjakovë