Dhitë e egra “vallëzojnë” në grup në majat e thepisura të një fshati në Shqipëri (Video)

E publikuar: 24/10/2018 17:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një video shumë e veçantë është postuar nga Administrata e Zonave te Mbrojtura të Shkodrës në Facebook.

Sipas medieve shqiptare, aty shihen dhi të egra, specie e rrezikuar në Shqipëri, që “vallëzojnë” në grup në majat e thepisura të fshatit Curraj i Epërm.

Ky fshat po shndërrohet në një destinacion tejet të vizituar nga turistët e huaj që janë ta apasionuar pas terreneve malore dhe alpinizmit.

Padyshim që fauna dhe flora e bëjnë këtë zonë alpine në Bjeshkët e Shqipërisë shumë atraktive.