Dhia me dy fytyra, lëshon britma në kërkim të ushqimit (Video)

E publikuar: 12/03/2018 04:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pronari i një ferme në Pakistan, ka mbetur i habitur me dhinë që erdhi në jetë me dy fytyra dhe katër sy.

Kafsha që ka trup më të vogël se zakonisht, lëshonte britma në kërkim të ushqimit, pasi ishte e pafuqishme të pinte nga nëna, transmeton Telegrafi.

Ky fenomen i rrallë, njihet si Policephaly, që në greqisht nënkupton shumë koka. Secila prej tyre e ka trurin e vet, që ndajnë së bashku kontrollin mbi organet dhe gjymtyrët.

Çështja e kafshëve me dy koka, është studiuar prej vitit 1800, ndërsa në shumicën e rasteve, nuk jetojnë mbi disa muaj. /Telegrafi/