Dheu që i ra nga kamioni e bllokoi në tërësi, shoferja qëndroi e qetë në pritje të ndihmës (Video)

E publikuar: 14/05/2018 18:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shoferja e paemëruar ka shpëtuar pa asnjë lëndim, kur një kamion është rrotulluar dhe i ka zbrazur sipër ngarkesën me dhe, gjatë një aksidenti që ndodhi në Hunan të Kinës. Por, e kishte të pamundur të lëvizte.

E ngecur deri në fyt në dhe, ajo mbajti qetësinë dhe pa bërë panik, priti derisa erdhën që ta ndihmojnë të largohej, transmeton Telegrafi.

Aksidenti ndodhi pasi kamioni ishte në shpejtësi dhe nuk arriti të mbante kontrollin, derisa po zinte kthesën. Struktura e fortë e veturës të cilën po e voziste, e mbrojti shoferen nga lëndimet nga sasia e madhe e dheut dhe gurëve.

Pas intervenimit prej gjysmë ore, zjarrfikësit ia dolën ta nxjerrin dhe e dërguan në spital, prej nga u lëshua pas një kontrolli mjekësor. /Telegrafi/