Dhe vjen urimi i Barcelonës për Realin pas triumfit në finale të LK-së

E publikuar: 27/05/2018 01:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Futbolli është një nga sportet me rivalitetin më të madh, por në fund bashkon të gjithë dhe rivaliteti lihet anash.

Real Madridi fitoi Ligën e Kampionëve pas triumfit ndaj Liverpoolit me rezultat 3-1 në Kiev.

Për këtë arritje Los Blanoc janë uruar edhe nga rivali më i madh, Barcelona.

Ronaldo me trofeun pas fitores ndaj Liverpoolit (Foto: Getty Images)

Klubi kataluasn nëpërmjet rrjetit social Twitter ka shkuar:

“Urime Real Madrid për titullin e Ligës së Kampionëve 2017/18”.

Barça në këtë mënyrë ka uruar Realin edhe në dy sezonet e fundit dhe normalisht që kjo është pritur mirë nga tifozëritë.

Vlen të theksohet se tani Reali ka 13 tituj të LK-së, ndërsa Barcelona vazhdon me pesë. /Telegrafi/