Dha dorëheqje nga banka, ditën e fundit të punës shkoi i veshur si Spider-Man (Foto)

E publikuar: 28/01/2019 17:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Punonjësi i një banke në Sao Paolo të Brazilit, ka shkuar i veshur si Spider-Man në ditën e fundit të punës.

Nuk dihen arsyet, pse ai ka dhënë dorëheqje, apo motivet pas veshjes së kostumit të super-heroit nga filmi, transmeton Telegrafi.

“Duhet t’i nxjerrë edhe rrjetat, që ta bëjë punën më të lehtë” si dhe “kur dikush largohet, por jo pa i nervozuar kolegët” ishin dy prej komenteve të shumta.

Spider-Man duke i dhënë këshilla kolegut

Imazhet e shpërndara, e tregojnë atë me kufje në vesh, duke folur në telefon si dhe duke i dhënë këshilla një kolegu, megjithëse nuk ishte në rroba civile.

I shtrirë para kolegëve

Para se të përshëndetet me të gjithë, ‘Spider-Man’ është shtrirë mbi tavolinë, mbase i gëzuar që plotësoi dëshirën për të veshur kostum në zyrë. /Telegrafi/