DFB Pokal: Formacionet zyrtare nga Hertha-Bayern në 1/8 e finales

E publikuar: 06/02/2019 20:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bayern Munich është mysafir i Hertha Berlinit në 1/8 e finales së Kupës së Gjermanisë.

Favorit është skuadra bavareze, ndërsa më poshtë keni formacionet zyrtare:

Hertha: Jarstein; Plattenhardt, Rekik, Stark, Lazaro; Grujic, Skjelbred; Mittelstadt, Duda, Kalou; Ibisevic.

Bayern: Ulreich; Kimmich, Sule, Hummels, Alaba; Thiago, Goretzka; Gnabry, James, Coman; Lewandowski.

Për të ardhur deri në këtë fazë Bayerni ka triumfuar ndaj Drochtersen/Assel dhe Rodinghausen.

Ndërsa në anën tjetër Hertha fitoi ndaj Braunschweig dhe Darmstadtit.

Kundërshtari i ardhshëm i skuadrës fituese në këtë ndeshje do të përcaktohet me anë të shortit. /Telegrafi/