Dezinfektohet aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”

E publikuar: 13/03/2020 15:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka njoftuar se ka filluar të dezinfektohen hapësirat e aeroportit dhe automjetet e shërbimeve operative.

Përmes një njoftimi në faqen e aeroportit janë publikuar disa fotografi gjatë dezinfektimit.

“ANP ‘Adem Jashari’ ka filluar me dezinfektimin e hapësirave të aeroportit si dhe të automjeteve të shërbimeve operative!”, thuhet në postim.

Theksojmë se më shumë se 10 mostra të pacientëve janë dorëzuar sot në IKSHP nga ana e zyrtarëve të Klinikës Infektive me dyshimet për koronavirus.