Devollët e dirigjojnë shtetin për ta zgjatur monopolin e homologimit, çfarë i kishte shkruar Apostolova Pal Lekajt

25.06.2019 11:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Devollët e dirigjojnë shtetin për ta zgjatur monopolin e homologimit, çfarë i kishte shkruar Apostolova Pal Lekajt

Shqetësimet lidhur me vazhdimin e monopolit për kompaninë ‘EuroLab’ QAK shpk përmes Udhëzimit Administrativ të nxjerrë nga ministria e Infrastrukturës që udhëhiqet nga Pal Lekaj, shefja e Zyrës së BE-së, i kishte ngritur qysh në korrikun e vitit të kaluar përmes një letre zyrtare. Në atë letër Apostolova me shumë shqetësim i kishte treguar Pal Lekajt, se kishin gjetur se mbajtësit aktual të monopolit të homologimit, ishin përfshirë edhe në hartimin e Udhëzimit Administrativ No.02/2018 për homologimin. Ajo i kishte kujtuar Lekajt që duhet shmangur çfarëdo konflikt i interesit, dhe se një gjë e tillë është edhe në kundërshtim të plotë me politikat e Bashkimit Evropian.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, javën që shkoi ka marrë pjesë në një mbledhje të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, ku ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të bëjnë presion mbi Qeverinë për të anuluar Udhëzimin Administrativ që është nxjerrë vitin e kaluar nga Ministria e Infrastrukturës, e që sipas saj mundëson vazhdimin e monopolit të homologimit në Kosovë për kompaninë “EuroLab” QAK shpk.

Por,  Apostolova lidhur me këtë problematikë i kishte shkruar zyrtarisht ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekajt në korrikun e vitit 2018, ku i kishte shprehur shqetësimet e saj për udhëzimin administrativ No/02/2018, për Determinimin dhe Përcaktimin e Kushteve për Homologim.

Në letrën e saj thuhej se Zyra e BE-së kishte gjetur se Udhëzimi Administrativ i nxjerrë nga Ministria e Infrastrukturës, është në kundërshtim me politikat e BE-së dhe ligjet e Kosovës, saktësisht prokurimin publik dhe ligjin për konkurrencë, dhe disa ligje të tjera.

Zyra e BE-së theksonte se Udhëzimi Administrativ i miratuar do të zgjaste edhe më tej monopolin dhjetë vjeçar në fushën e homologimit, të cilën e mban aktualisht kompania ‘EuroLab’ QAK shpk, pronë e Shkelqim Devollit.

Përveç kësaj, Apostolova kishte thënë se kanë kuptuar që madje pronarët e kompanisë së homologimit janë konsultuar dhe madje edhe përfshirë në hartimin e Udhëzimit Administrativ për Determinimin dhe Përcaktimin e Kushteve për Homologim No.02/2018.

“Ne e kemi kuptuar që mbajtësit aktual të monopolit, janë konsultuar dhe madje edhe involvuar në draftimin e Udhëzimit Administrativ”, thuhet në letrën e siguruar nga Gazeta Express, që Apostolova ia kishte dërguar Pal Lekajt në vitin 2018.

Lidhur me këtë, Apostolova i kishte kujtuar Lekajt që është e një rëndësie të jashtëzakonshme që të shmanget konflikti i interesit. Shefja e Zyrës së BE-së gjithashtu kishte thënë se një Udhëzim i tillë Administrativ është edhe në kundërshtim me rregullat e konkurrimit, specifikisht Nenit 4 të Marrëveshjes  së Bashkimit Evropian (TEU) dhe nenit 101 të TFEU.

Sipas saj pala në fjalë, kompania ‘EuroLab’ QAK shpk, nuk duhet të përfshihet në asnjë mënyrë në hartim të Udhëzimit Administrativ, pasi që është në kundërshtim edhe më politikat e Marrëveshjes për Stabilizim Asoccim të Bashkimit Evropian.

“ Kjo situatë mund të sjellë rezultat i cili është në kundërshtim me rregullat e konkurrencës të theksuara në Nenin 5 të Marrëveshjes së Bashkimit Evropian (TEU) dhe Nenit 101 të TFEU, pasi që pala në fjalë nuk duhet të përfshihet në proces në asnjë mënyrë”, thuhet ndër të tjera në letër.

Kompania “EuroLab” QAK shpk që nga viti 2009 ka monopol në fushën e homologimit të veturave në Republikën e Kosovës. Kontrata e tyre me shtetin do të skadojë më 1 korrik 2019, megjithatë në një udhëzim administrativ të nxjerrë nga Ministria e Infrastrukturës së Pal Lekajt para një viti, kësaj kompanie do t’i mundësohet monopoli edhe për disa vite të tjera.

Mbetet të shihet nëse Qeveria do të dorëzohet para presionit të BE-së, apo do të trashë monopolin duke ia vazhduar kompanisë së  Shkelqim Devollit licencën për homologim edhe për disa vite të tjera./GazetaExpress/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Opozita e vendosur të mos ia krijojë kuorumin koalicionit qeverisës

Opozita e vendosur të mos ia krijojë kuorumin koalicionit qeverisës

Prej nga po furnizohet veriu me mallra?

Prej nga po furnizohet veriu me mallra?

Një vit masë edukative në burg të miturit që sulmoi romen në Ferizaj

Një vit masë edukative në burg të miturit që sulmoi romen në Ferizaj

Momenti kur rrufeja godet aeroplanin në të cilin kishte edhe kosovarë

Momenti kur rrufeja godet aeroplanin në të cilin kishte edhe kosovarë

Ministria e Drejtësisë akuzon VV-në se njerëzit e saj kanë përfituar “miliona nga monopoli në noteri”

Ministria e Drejtësisë akuzon VV-në se njerëzit e saj kanë përfituar “miliona nga monopoli në noteri”

Gjithçka lidhet me një grua, Del në dritë sekreti që e torturoi Enver Hoxhën deri ditën që ndërroi jetë

Gjithçka lidhet me një grua, Del në dritë sekreti që e torturoi Enver Hoxhën deri ditën që ndërroi jetë

Thaçi, letër Trumpit për 4 Korrikun: I përkushtuar të arrijmë marrëveshje paqësore me Serbinë

Thaçi, letër Trumpit për 4 Korrikun: I përkushtuar të arrijmë marrëveshje paqësore me Serbinë

Përplasen mes vete zyrtarët e LDK-së dhe AAK-së në Facebook

Përplasen mes vete zyrtarët e LDK-së dhe AAK-së në Facebook

Krejt deputetët e ministrat lëvizin lirshëm, pasojat e vizave i vuajnë veç qytetarët e Kosovës

Krejt deputetët e ministrat lëvizin lirshëm, pasojat e vizave i vuajnë veç qytetarët e Kosovës

Lekaj i reagon Mustafës: Ka ikur koha kur keni ndikuar në drejtësi, Facebook’u ju la në shtëpi

Lekaj i reagon Mustafës: Ka ikur koha kur keni ndikuar në drejtësi, Facebook’u ju la në shtëpi

Brenda korrikut përfundojnë zgjedhjet në LDK 

Brenda korrikut përfundojnë zgjedhjet në LDK 

Përfundon seanca ndaj 23 të dyshuarve për dallavere me patentë shoferë, vendimi brenda 48 orëve

Përfundon seanca ndaj 23 të dyshuarve për dallavere me patentë shoferë, vendimi brenda 48 orëve

“S’keni parë gjë akoma!” Kush është personi që sulmoi makinën e Lubonjës, me vete kishte një thikë

“S’keni parë gjë akoma!” Kush është personi që sulmoi makinën e Lubonjës, me vete kishte një thikë