Devetë e ikura nga cirku, përfunduar në një qendër tregtare (Foto)

E publikuar: 19/11/2018 01:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pasi ikën prej një cirku lëvizës, shtatë deve bënë një xhiro për të përfunduar në një qendër tregtare në periferi.

Kalimtarët e rastit e njoftuan policinë, kur panë kafshët e pazakonta në atë hapësirë të Bergenit të Gjermanisë, pak para mesnatës, transmeton Telegrafi.

Imazhet e shkrepura, i tregojnë devetë teksa qëndrojnë në parkingun e ndriçuar, të hutuara preh ambientit të panjohur.

Qëndrimi i deveve në parking

Raportohet se e tëra ndodhi pasi një punonjës i cirkut e la derën hapur dhe ato u nisën në drejtim të panjohur.

“Kishin shkuar për të parë ofertat e fundit” ka qenë përshkrimi komik, që bëri njësiti policorë.

Bashkë me mirëmbajtësit e cirkut, ata i shoqëruan për t’i kthyer sërish në hapësirat ku qëndrojnë. /Telegrafi/