Deutsche Telekom do të lançojë rrjetin e parë 5G në Evropë në 2020

E publikuar: 11/10/2018 15:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deutsche Telekom do të lançojë operacionet e para komerciale të 5G-së në 2020 në Gjermani premtoi shefi ekzekutiv Tim Hoettges.


Gjithashtu ai përsëriti investimin prej 5.5 miliardë eurosh në vit për të ndërtuar rrjetin broadband më të mirë në Gjermani.

Gjermania ka nisur përgatitjet për tenderin e 5G-së që do të mbahet në 2019-ën.


Një tender i ngjashëm në Itali gjeneroi 6.5 miliardë dollarë.

Megjithatë Gjermania së bashku me shumicën e vendeve Evropiane janë pas në këtë aspekt krahasuar me Japoninë, Korenë dhe Shtetet e Bashkuara.

Gjithashtu mungesa e telefonëve 5G përbën tjetër shqetësim për kompanitë që dëshirojnë të implementojnë këto rrjete. /PCWorld Albanian