Detyrën për nxënësit e klasës së tretë pothuajse askush nuk po mund ta zgjidh, të gjithë menduan se kanë përgjigje të saktë – në fakt askush nuk e kishte

E publikuar: 14/11/2017 18:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një detyrë e dedikuar për nxënësit e klasës së tretë, u ka krijuar probleme të mëdha përdoruesve të rrjeteve sociale.

Kjo detyrë ishte shpërndarë në rrjetin social Reddit, kurse shumë persona që kanë pasur rastin ta shohin janë detyruar ta lodhin paksa kokën për ta zgjidhur, transmeton Telegrafi.

Në shikim të parë duket si një detyrë shumë e thjesht që mund ta zgjedh çdo nxënës i klasës së tretë, por në fakt askush në internet nuk po e di përgjigjen e saktë!

Pyetja ishte: “Janell kishte 15 rruzuj. Ajo i humbi disa. Sa i kanë mbetur?” Shumica që e kanë parë detyrën janë pajtuar për një përgjigje “më pak se 15”.

Por gjatë një interviste dhënë Huffington Post, Dusty Sapington e cila kishte postuar në internet detyrën e vajzës së saj, ka shpjeguar se për çfarë në të vërtetë bëhej fjalë.

“As unë nuk kam arritur ta gjej përgjigjen, por shpresoj që së shpejti ta mësoj, kur vajza ime pritet të notohet për përgjigjen e saj. Të them të drejtën, nuk e di nëse bëhet fjalë për ndonjë gabim, apo ua kanë dhënë këtë detyrë me qëllim që të testojnë inteligjencën e tyre”, ka deklaruar ajo.

Megjithatë, pas notimit Dusty ka shkruar në Reddit së mësuesja u kishte thënë nxënësve se dëshironte të dinte se çfarë mendojnë ata për këtë pyetje. /Telegrafi/