Detaje të reja nga vetaksidenti ku humbi jetën 25 vjeçari nga Istogu

E publikuar: 22/12/2018 14:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dje ka ndodhur një vetaksident me fatalitet.

Lajmi.net raporti se ka si pasojë e vetë -aksidentit kishte ndërruar jetë një 25 vjeçar nga fshati i quajtur Istog i Poshtëm.

Policia e Kosovës, sot njofton se trupi i viktimës së pajetë iu është dhënë familjarëve për ceremoni mortore.

“Istog 21.12.2018-11:35. Raportohet se kishte ndodhë vetë aksident në trafik, i përfshirë një automjet të cilin kishte qenë duke e drejtuar viktima mashkull K/Shqiptar. Si pasoj e aksidentit lëndime vdekjeprurëse kishte pësuar vozitësi i cili ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kujdestar në qendrën e mjekësisë familjare në Istogut. Në vendin e ngjarjes kanë ndalur njësitë policore  dhe prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit trupi i pa jetë i viktimës ju lirohet familjarëve për ceremoni mortore”, njofton policia për detaje të reja.

Ndërsa, dje lajmi.net ka raportuar se 25-vjeçari ishte duke drejtuar automjetin e tij të punës, automjet ky që bën transportin e dheut e zallit.

Zëdhënësi i Policisë, në rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj tha se shoferi kishte mbetur pa shenja jete në vend të ngjarjes.

“Viktima është vetëaksidentuar në fshatin e quajtur Istog i Poshtëm, dhe ka qenë duke drejtuar automjetin e punës”, ka konfirmuar Ibraj. /Lajmi.net/