Detaje të reja nga superaksioni i FNSH-së në Malësinë e Madhe

E publikuar: 29/08/2016 20:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia dhe grupet e FNSH-së të qarkut Shkodër kanë kryer një aksion masiv në Malësinë e Dukagjinit ditën e sotme, ku sipas policisë janë asgjësuar 20.000 bime te kultivuara ne 99 parcela.
Gjithashtu, është prangosur edhe administratori i njësisë Pult, Tom Marku i cili dyshohet se është i përfshirë në kultivimin dhe tregtinë e kanabisit si dhe dy persona të tjerë.

Policia ka sqaruar se në këtë aksion kanë marrë pjesë rreth 200 forca policore. /GazetaExpress/