Detaje rreth vrasjes në Prishtinë, ja kush është viktima (Foto)

E publikuar: 18/02/2016 23:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Një femër e moshës së re me inicialet D.Zh, është gjetur e vdekur në banesën e saj në Prishtinë mbrëm pasmesnate.Dyshohet se vajza është vrarë me armë zjarri pas një konfliki që ka pasur me të dashurin e saj, raporton Magazina.al

Sipas informatave që posedon Magazina.al, nga burimet e afërta me viktimën një person me iniciale A.D tashmë është arrestuar nga policia e Kosovës dhe është duke u mbajtur në paraburgim, po ashtu sipas të njejtit burim, personi i arrestuar dyshohet se ka qenë në lidhje dashurie me viktimën dhe ka qenë prezent në momentin kur ka ndodhur rasti.

Gjithsesi të gjitha mbeten të vertetohen nga hetimet e policisë dhe nga mjeksia ligjore, pasi trupi është dërguar për obduksion dhe deshmitë e vendit te ngjarjës janë duke u ekzaminuar.

Në anën tjetër shoqëria e saj përmes rrjeteve sociale kanë publikuar fotografinë e vajzës, duke shprehur ngushllime për humbjen e saj ./Magazina.al/