Destani flet shqip në serialin e njohur gjerman

E publikuar: 11/09/2015 11:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është dhënë premierë seria e katërt e sezonit të 36-të, “Alarm Fur Cobra 11”, në televizionin e njohur gjerman, RTL.

E veçanta e kësaj serie është pjesëmarrja e aktorit të njohur shqiptar, Blerim Destani.

Por, Destani do të jetë prezent vetëm në këtë seri, ndërsa në të flet edhe në gjuhën shqipe.

Kujtojmë se disa pjesë të filmit janë xhiruar në Tiranë dhe në Elbasan.