Dështon synetia e fëmijëve në Podujevë

E publikuar: 27/07/2015 12:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka dështuar iniciativa e 6 mjekëve turq për kryerjen e synetisë së rreth 200 fëmijë të komunës së Podujevës.

Kryerja e synetive është dashur të niste të hënën në mëngjes mirëpo drejtues të shëndetësisë të kësaj komune i kanë thënë klankosovës se ndërhyrjet nuk mund të kryhen, pasi mjekët turq nuk kanë licencë për këtë punë.

Ata kanë pohuar se kjo çështje është shtyer për pak kohë deri në momentin e pajisjes së mjekëve me licencë.