Dështon sistemi i vetë-parkimit të Volvo-s, përplasen këmbësorët (Video)

E publikuar: 28/05/2015 23:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një video e shfaqur së fundmi në internet demonstron veçorinë e vetë-parkimit të automjetit Volvo XC60, e cila si duket nuk ka funksionuar ashtu siç duhet, pasi mjeti nuk është ndaluar para këmbësorëve, por ka vazhduar rrugën duke i përplasur dy prej tyre. Mjeti si duket nuk ka aftësinë për të njohur njerëzit. Një përfaqësues i Volvo-s u shpreh se makina nuk ka qenë e pajisur me veçorinë e “njohjes së këmbësorëve”. Kjo veçori shitet si paketë më vete.