Dështon për herë të dytë votimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

E publikuar: 14/08/2020 22:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka dështuar për herë të dytë votimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. Nga 90 deputetë të pranishëm në sallë, kanë votuar vetëm 45 deputetë.

Sërish nuk kanë votuar Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës.

“Vetëm 45 deputetë kanë marrë pjesë në votim”, tha Osmani.