Dështon në testet e sigurisë, pezullohet importi i mishit nga Brazili

E publikuar: 23/06/2017 17:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

ShBA ka pezulluar importin e mishit nga Brazili, pas shqetësimeve të përsëritura në lidhje me sigurinë e produkteve të destinuara për tregun amerikan

Disa vende ndaluan importin e mishit brazilian në mars, pasi prokurorët thanë se inspektorët e shëndetit kanë marrë ryshfet që të miratojnë mish nën-standarde.

ShBA nuk imponoi një ndalim më pas, por në vend të kësaj, ajo kontrolloi të gjitha dërgesat e mishit nga Brazili. Ajo thotë se tani një pjesë e konsiderueshme e mishit brazilian, dështoi testet e sigurisë.

“Siguria dhe Shërbimi i Inspektimit i Ushqimit (FSIS) ka refuzuar hyrjen në masën 11% e produkteve të freskëta viçi, braziliane, në tre muajt e fundit”, tha në një deklaratë Departamenti Amerikan i Bujqësisë.

“Kjo shifër është më e lartë se norma e refuzimit të 1% të dërgesave nga pjesa tjetër e botës,” shtoi ajo. /TCH